E Enjte, 5 Nëntor 2026

Vrasja e Pjerin Xhuvanit para zgjedhjeve; pranga Donald Zanes, akuzohet se gënjeu në gjyq

Donald Zane, një nga personat që ka dëshmuar në gjyq për vrasjen e Pjerin Xhuvanit është vënë në pranga.

Mësohet se Zane është arrestuar një ditë më parë në sallën e gjyqit pasi dyshohet se ka dhënë dëshmi të rremë.

Donald Zane është shok i ngushtë i Mehmet Grecës dhe ndodhej në të njëjtën makinë me të, kur Greca u ndalua nga Struktura e Mbrojtjes së VotëS, grup i ngritur nga Partia Demokratike, ku bënte pjesë dhe i pandehuri Arbër Paplekaj.

Kujtojmë se me herët është arrestuar dhe një tjetër dëshmitar.

Bëhet fjalë për Miles Kurtin, i cili akuzohet se ka dhënë deklarata kontradiktore me synim pengimin e hetimeve nga gjykata, ndaj është vendosur dhe masa e arrestit për të.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›