Vrasja e argjendarit, 40 të shoqëruar

Policia mendon se personat e shoqëruar dyshohet se kanë informacione për ngjarjen, megjithëse deri më tani nuk ka asgjë konkrete.
Mbrëmjen e shkuar në rrugën “Ferit Xhajko”, mbeti i vrarë tregtari i arit Rrapo Sinanaj, 61-vjeç. Ai u qëllua me një pistoletë nga një grabitës që kishte hyrë për të vjedhur.
Sipas burimeve nga grupi hetimor, vrasja është kryer për shkak të rezistencës që ka bërë pronari i argjendarisë, i cili nuk i është bindur kërcënimit të autorit për të dorëzuar paratë dhe mallin.
Dyshohet se autori i ngjarjes ka vepruar i vetëm dhe pas krimit ka lëvizur më këmbë nëpër rrugicat rreth zonës ku ndodhi ngjarja. /Start/
2011-10-22 15:25