E Hënë, 2 Nëntor 2026

Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja/ Autori hyri me armë në sallën e gjyqit, shoqërohet roja i Gjykatës së Apelit

Gjyqtari Astrit Kalaja u qëllua me armë zjarri në Gjykatën e Apelit. Si pasojë gjyqtari humbi jetën rrugës për në spital.

Lidhur me këtë ngjarje është shoqëruar punonjësi i sigurisë që ndodhej tek hyrja e Gjykatës.

Autori i dyshuar i krimit, Ervis Shkëmbi, u arrestua nga policia, në momentin e arrestimit, ka deklaruar se e ka vrarë gjyqtarin për çështje prone.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›