Vrasja e mjekut, reagon PS: Shteti të garantojë jetën e punonjësve të shëndetësisë
Tiranë, 2 tetor NOA Partia Socialiste ka reaguar në mesditë për vrasjen e mjekut Fatmir Thaçi në ambientet e brendshme të Spitalit të Durrësit.
Partia Socialiste e Shqipërisë dënon me ashpërsi vrasjen kriminale të ndodhur sot në spitalin e Durrësit
Partia Socialiste e Shqipërisë dënon me ashpërsi vrasjen kriminale të ndodhur sot në spitalin e Durrësit deklaroi sot zëdhënësja e socialistëve, Armela Imeraj.
Ngjarja e sotme është dhe një tjetër dëshmi e hidhur mbi pasigurinë e jetës me të cilën përballen mjekët gjatë kryerjes së detyrës së tyre.
Partia Socialiste e Shqipërisë shpreh ngushëllimet më të ndjera për humbjen e jetës së mjekut Fatmir Thaçi dhe i kërkon me forcë Ministrisë se Brendshme dhe asaj të shëndetësisë për të marrë të gjitha masat e nevojshme për të garantuar sigurinë e jetës së mjekëve përfundoi Imeraj.
k.k/NOA