E Enjte, 5 Nëntor 2026

Vrasja e nxënësit në Gramsh/ Policia arreston 4 të miturit, u sekuestrohen 3 thika, 2 përforcuese grushti dhe 5 telefona

4 adoleshentët e përfshirë në vrasjen e një 15-vjeçari, të martën në Gramsh, janë tashmë të arrestuar.

Një ditë më parë, Gramshi u trondit nga vrasja me thikë e 15-vjeçarit dhe plagosja e kushëririt të tij nga 4 bashkëmoshatarë, pas një konflikti që nisi në rrjete sociale.

Adoleshenti u godit disa herë jashtë ambienteve të shkollës dhe humbi jetën si pasojë e plagëve të shumta në spital.

Ndërsa nxënësi tjetër i përfshirë në konflikt mbeti i plagosur dhe u nis drejt spitalit të traumës në tiranë, ku fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën.

‘Specialistët për Hetimin e Krimeve ndaj Personit, Pasurisë të miturve dhe Dhunës në Familje të DVP Elbasan, në vijim të hetimeve të kryera në drejtimin e Prokurorisë, kanë bërë arrestimin në flagrancë të shtetasve Xh. Ç., 15 vjeç, O. Ç, 14 vjeç, E. K., 15 vjeç dhe S. M., 16 vjeç.

Më datë 16.05.2023, rreth orës 13:30, këta shtetas, dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, pas një konflikti të çastit, në lagjen “Sporti 2”, Gramsh, në rrugë, kanë plagosur me mjete prerëse (thika), shtetasit e mitur F. B., 16 vjeç dhe M. L., 15 vjeç. Nga dëmtimet e marra, shtetasi F. B. ka humbur jetën, ndërsa shtetasi M. L. vijon të jetë në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 3 mjete prerës (thika), 2 përforcues grushti dhe 5 celularë. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.’- njofton policia.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›