E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vrasja e travestitit, katër dëshmi

Zbardhen dëshmitë që provuan fajësinë e shtetasit kosovar Sabajdin Hoxha, i dënuar pak kohë më parë për akuzën e vrasjes me dashje ndaj travestitit Petrit Muça, të njohur si Kristina.Travestiti Kristina ndërroi jetë pasi u pre më thikë në fyt mbrëmjen e 19 shtator 2009, pranë rrugës Abdi Toptani në Tiranë. Në vendimin e Gjykatës bëhet fjalë për dëshminë e një prostitute, dy travestitëve, një endacaku, si edhe vetë alibia e të akuzuarit Hoxha. Gjithçka zbardhet në vendimin e plotë të Gjykatës të Tiranës, që e dënoi Hoxhën me 15 vjet burg, vendim i shpallur pak kohë më parë. Sipas dëshmitarëve, Sebajdin Hoxha identifikohej nga komuniteti i travestitëve si kosovari, për shkak të vendit nga ai vinte dhe si maniaku, pasi ai i ngacmonte ata shpesh. Po sipas tyre, i pandehuri Hoxha ishte klient i rregullt i prostitutave dhe i tranvestitëve. Referuar Gjykatës, rezulton se mbrëmjen e ngjarjes, Sebajdin Hoxha e ka marrë Kristinën për të kryer marrëdhënie seksuale, por më pas e ka qëlluar me thikë. Në vijim publikohen dëshmitë e zbardhura në vendimin e Gjykatës.
PROSTITUTA
Dëshmitarja Sajmira K. ka ushtruar prostitucion pranë lulishtes dhe te gropa. Ajo ka deklaruar se Kosovari njihet prej tyre prej disa kohësh, pasi i kishte kërkuar gjithmonë të bënin seks bashkë kundrejt pagesës. Por, kjo dëshmitare nuk ka pranuar, pasi ai ishte person tip maniaku, bënte disa veprime të frikshme, iu vinte nga pas. Një ditë, sipas dëshmitares, i pandehuri kishte bërë sherr me një prostitutë që quhej Mirgena, duke treguar se ai ishte shume agresiv ndaj tyre. Në seancën gjyqësore, dëshmitarja dëshmoi se ne ditën e arrestimit i pandehuri Sebajdin Hoxha më ka marre në telefon dhe e kam takuar. E ka ftuar për tek ish-hotel Drini për të pirë një kafe. Sipas saj, kur janë takuar, ai i ka deklaruar se njëra nga prostitutat i ka marrë dokumentet dhe se do ta vriste po ta shikonte. E gjithë biseda midis tyre dëshmitarja deklaroi se bëhej në gjuhën shqipe. Në momentin që ata të dy kanë qenë duke pirë kafe, kanë ardhur forcat e policisë dhe kanë shoqëruar të pandehurin Sebajdin Hoxha.
BASHKËJETUESI I KRISTINËS
Altin A., në dëshminë e tij në seancë gjyqësore ka deklaruar se ditën e ngjarjes, rreth orës 20:30, ka dalë nga shtëpia e një shoqes së viktimës, Petrit Muça (Kristinës), i cili është travestit, që e thërrisnin me pseudonimin Paloma. Shtetasi Altin A. deklaron se është takuar me viktimën Petrit Muça (Kristinën) dhe Palomën pranë qendrës dhe kanë qëndruar te lulishtja afër xhamisë, ku janë ulur te stolat e lulishtes. Ky shtetas në deklarimet e tij ka shpjeguar se te stoli ku ishte e ulur viktima, Petrit Muça (Kristina), ishte ulur edhe një person të cilit ai nuk ia dinte emrin, por ai njihej si Kosovari, pasi ishte nga Kosova. Këtë person, shtetasi Altin A., kishte rreth 2-jave që e shikonte vërdallë, në afërsi të gropës mbrapa Pallatit të Kulturës dhe te lulishtja afër xhamisë. Sipas tij, ai mbante gjithmonë me vete një çantë të madhe me rroba. Ky person shpeshherë, i merrte femrat që punonin te gropa dhe i paguante për të kryer marrëdhënie seksuale me to. Këto veprime ai i kishte bërë edhe me travestitët që ndodheshin te gropa dhe i paguante për të kryer marrëdhënie seksuale me ta. Sipas shtetasit Altin A., rezulton se ai ishte bashkëjetues me viktimën. Në momentin që e ka parë këtë të fundit me të pandehurin, nuk i ka pëlqyer. Kjo, pasi nga një travestit tjetër, i quajtur Anxhela(Fatjon H.) ka rënë në dijeni se ishte zënë me të dhe kishte tentuar ti qëllonte me një shkop në kokë. Gjithashtu, për këtë person, shtetasit Altin A., i kishte treguar edhe një travestit tjetër i cili njihej me emrin Paloma. Mbasi e kishte marrë për të kryer marërdhënie seksuale me të tek një ndërtesë përpara Torre Drini, ai i kishte nxjerrë një thike. Këtë person që shtetasi Altin A. e njeh si Kosovari, po i qëndronte shumë afër viktimës Kristinës(Petrit Muça). Altin A. ka tentuar tia bëjë me shenjë që të mos rrinte me të, por ai nuk e ka kuptuar. Në atë moment, ky shtetas është larguar, duke shkuar drejt hotel Kalaja, për të pirë një kafe. Shtetasi Altin A., pasi ka pirë kafen vetëm, është drejtuar përsëri për te lulishtja që ndodhet te vendi i quajtur Sahati dhe pikërisht te vendi i quajtur Ushtari i Panjohur është shoqëruar nga policia dhe nga punonjësit e policisë, ka marre vesh që Kristinën (Petrit Muça), e kishin vrarë me thikë. Nga pyetja e këtij shtetasi, nga ana e oficereve të policisë gjyqësore, ka deklaruar se personi i fundit që ka parë me viktimën ka qenë rreth 30- 35 vjeç, rreth 168-172 cm, me trup të dobët, me fytyre të gjerë, me flokë me ngjyrë gështnjë, pak si me onde, me theks të foluri si kosovar, i cili kur vinte te komuniteti i travestitëve, prezantohej si shtetas turk. Altin A. deklaroi para Gjykatës se i pandehuri fliste vetëm shqip, por jo gjuhe të pastër. Për këtë person ai deklaron se nuk e di se si quhet, por e kam pare gati përditë te vendi ku rrinë ata. Për faktin se të gjithë komunitetin e tyre i ngacmonte shpeshë ata i kishin vënë pseudonimin Maniaku, nga që nuk i dinim dhe emrin.
TRANVESTITI ANXHELA
Me cilësinë e dëshmitarit është pyetur dhe shtetasi Fation H., i njohur me pseudonimin Anxhela. Ai deklaron se në momentin që ka ndodhur vrasja e Petrit Muçës nuk ka qenë aty. Ky dëshmitar ka deklaruar se një natë më parë, kur ai ishte shtrirë për të fjetur brenda ambienteve të ish-hotel Drinit, në katin e parë, i cili është vendi ku ka ndodhur ngjarja, erdhi një person të cilin ai kishte rreth dy muaj që e shikonte pothuajse përditë aty vërdallë. Dëshmitari Fatjon H. në dëshminë e tij sqaron se ky person i është dukur si maniak dhe e kishte frike. Sipas tij, kur erdhi një natë kishte shkuar tek ai duke e zgjuar nga gjumi për të kryer marrëdhënie seksuale, në këmbim të vlerës 4 000 lekë të vjetra, por ai nuk ka pranuar. Në këtë moment, i pandehuri e ka goditur me një shkop, të cilin e gjeti diku aty. Dëshmitarit Fatjon H. i ka ardhur në ndihmë viktima Petrit Muça (Kristina) dhe, pasi e kanë sharë dhe goditur të pandehurin, ky i fundit i ka kërcënuar ata.
ENDACAKU HEKURAN A.
Në seancë gjyqësore është pyetur edhe shtetasi Hekuran A., i cilideklaroi se mbrëmjen e vrasjes së Kristinës ka qenë tek lulishtja pranë Ushtarit të panjohur. Pak më tutje ishte ulur dhe viktima Petrit Muça së bashku me Kosovarin, kurse shtetasi Altin A.  bashkëjetuesi i viktimës, ishte afër tyre. Rreth orës 21:00-21:30 vjen shtetasi Fatjon H. (Anxhela), drejt shtetasit Hekuran A. dhe i thotë që të shkojnë për të pirë ndonjë gjë. Hekurani ka pranuar dhe kanë shkuar për tek lokali ku kanë pirë raki, kurse viktimën Petrit Muça Kristinën dhe Kosovarin i lanë tek lulishtja. Dëshmitarit Hekuran A., i kujtohet se para se të ikte i ka kërkuar Kosovarit një cigare, pasi kishte paketë me vete, por ai nuk i dha duke i thënë se nuk të njoh. Dëshmitari në dëshminë tij sqaroi se i kujtohej qe i pandehuri mbante me vete gjithnjë çantë me rroba dhe se natën e ngjarjes, viktima Petrit Muça Kristina, ishte rreth 2 m larg të pandehurit, pasi stolat ishin ngjitur me njeri-tjetrin. Po kështu, dëshmitari deklaron se para se unë dhe Fatjoni Anxhela të largoheshim për tek lokali ku do të pinim, ky i fundit i tha Petritit (Kristinës) që të shkonte dhe ai me ta, por nuk ka pranuar. Kosovari emrin e të cilit dëshmitari nuk e di, por e njeh si fytyrë, pasi kishte kohë që rrinte tek lulishtja, ishte klient i rregullt i prostitutave dhe travestitëve.
ALIBIA E SEBAJDINIT
Në lidhje me ditën e ngjarjes, ai ka deklaruar se është ngritur në mëngjes, ka dalë nga hoteli te stacioni i trenit dhe është drejtuar drejt Qendrës për te lulishtja. Në këtë lulishte ka ndenjur nëpër stola, ka pirë birra dhe ka ngrënë

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›