Vrasja e tregëtarit në Tiranë, arrestohet autori i dyshuar
Policia e Tiranës ka arrestuar autorin e dyshuar të vrasjes së tregëtarit Petrit Kurti. Burime nga policia bëjnë me dije se është arrestuar Jashar Meta, i cili dyshohet se është vrasësi i pronarit të marketit.
Sipas policisë Meta është arrestuar më herët për armëmbajtje pa leje ndërsa për kapjen e tij policia kishte vënë edhe 10 mijë euro shpërblim.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur më 23 gusht të këtij viti në Yzberisht ku 52-vjeçari Petrit Kurti u vra me armë zjarri brenda marketit të tij. Ai u qëllua me dy plumba nga autori i krimit, duke mos arritur të mbijetojë.
Policia ka publikuar më herët edhe pamjet e filmuara nga kamera e sigurisë së marketit, ku shfaqet ekzekutori, që është i veshur me një palë xhinse, një bluzë blu, ndërsa në kokë mban një kapelë me ngjyrë të kuqe.
Ndërkohë pritet që policia e Tiranës të dalë në një konferencë për shtyp për të dhënë më shumë detaje për ngjarjen.