Vrasja e tregtarit, pranga autorit të dyshuar
TIRANE- Vihet ne pranga autori i dyshuar i vrasjes se tregëtarit Petrit Kurti. Lajmin e bejne me dije burime te policise se kryeqytetit, sipas te cilave i dyshuari eshte shtetasi Jashar Meta.
Mesohet se i dyshuari ka qene arrestuar me pare për armëmbajtje pa leje.
Ngjarja per te cilen ai akuzohet ka ndodhur më 23 gusht në Yzberisht ku 52-vjeçari Petrit Kurti u vra me armë zjarri brenda dyqanit të tij.
Pas ngjarjes policia beri publike pamjet e filmuara nga kamera e sigurisë së marketit, ku shfaqet ekzekutori, që është i veshur me një palë xhinse, një bluzë blu, ndërsa në kokë mban një kapelë me ngjyrë të kuqe.