E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vrasja e ushtarëve, Berisha telegram ngushëllimi Obamës

Me keqardhje të thellë mësuam për ngjarjen tragjike në bazën ushtarake të Fort Hood, Teksas, ku si pasojë e goditjes së pabesë me armë zjarri humbën jetën 13 dhe u plagosën 30 ushtarakë dhe qytetarë të tjerë të pafajshëm amerikanë, të cilët i ishin përkushtuar një misioni fisnik e shumë të vlerësuar”, shkruan Berisha në telegram.

Më tej, kryeministri shqiptar shkruan se “në këtë çast zije kombëtare, të ndaj me Ju, qeverinë dhe kombin mik amerikan, si dhe forcat e armatosura të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, hidhërimin për humbjen e jetëve njerëzore, si edhe t’Ju përcjell, në emrin tim e të qeverisë shqiptare, por edhe në emër të të gjithë shqiptarëve, ngushëllimet dhe ndjenjat më të sinqerta të solidaritetit njerëzor, për këtë humbje të madhe, për familjet e viktimave dhe kombin tuaj, si edhe t’Ju uroj shërim të shpejtë për të gjithë të plagosurit”.

“Dëshiroj t’Ju siguroj se të gjithë shqiptarët ndajnë me Ju, me familjet e viktimave dhe me kombin mik amerikan, dhimbjen për këtë humbje të rëndë dhe luten që shpirtrat e tyre të gjejnë paqen e amshuar”, përfundon mesazhi i ngushëllimit.

                                                                                             

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›