E Enjte, 5 Nëntor 2026

Vrasja mafioze në Shkodër/ Pistat e dyshuara të krimit, Lici në armiqësi me Bajrat, por Bushati në rivalitet me PD

Atentati me tre viktima në Shkodër tronditi një ditë më parë lagjen “Dobraç”. Lidhur me këtë ngjarje po hetohet pista se si autorët kanë vepruar. Nisur nga dinamika e ngjarjes sipas autoriteteve, atentatorët kanë marrë të gjitha informacionet për lëvizjet e Hamza Licit dhe Bushatit. Gjithashtu mësohet se janë sekuestruar kamera të bizneseve dhe të zonës.

“Deri tani nga e shtëna e parë deri kur automjeti është ndaluar janë gjetur rreth 28 gëzhoja. Ndërsa në afërsi të automjetit janë gjetur edhe 14 gëzhoja të tjera. Duket se ka qenë një atentat i planifikuar mjaft mirë për të mos dështuar., Është ndjekur automjeti, është qëlluar në lëvizje. Dhe automjeti që drejtohej nga Hamza Lici ka ecur paralel me automjetin e tyre dhe ka filluar të qëllojë deri kur është përplasur në një servis dhe me një motoçikletë. Dyshohet se është qëlluar nga dy kallashnikov. Ngjarja edhe më e rëndë kur çifti Basha u përplasën nga automjeti i shënjestrës së atentatit, dhe për pasojë humbi jetën Flutura Basha”, raportoi gazetari Simon Shkreli për ABC News.

Kujtojmë se dy javë më parë 32-vjeçarit Arlind Bushati është tentuar t’i bëhej atentat në zonën e Pedonales. Ndërsa Hamza Lici është një personazh me hasmëri dhe me probleme në zonë. Grupi hetimor ende është i paqartë për të parë se cili ka qenë shënjestra.

/abcnews.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›