E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vrasja makaber veper e 82-vjecarit

82-vjeçari Shaban Norja është autori i dyshuar për vrasjen makabër të 18-vjeçares Aishe Vata, trupi i pajetë i së cilës u gjet 200 metra nga shtëpia pa kokë, më parë gjatë javës.

Në një konferencë për shtyp, policia e Qarkut Durrës lajmëroi se Norja, bashkëfshatar me viktimën në fshatin Xhafzotaj, u arrestua pas provave “të bindshme” kundër tij.

Besohet se 18-vjeçarja, e cila ishte shtatzanë 3-muajshe në momentin e vrasjes me femijen e vrasesit, u qëllua fillimisht nga i moshuari me pistoletë në kokë, përpara se kufoma e saj të shpërfytyrohej.

Koka e saj u gjet vetem ne mengjesin e se dieles, 150 metra nga vendi ku u gjet trupi i saj. Autori i krimit, duket se vendosi qe te kryente vepren makrabe pasi mesoi per shtatzanine e adoleshentes, me qellim qe raporti i tyre te mos behej e njohur per syte e opinionit publik.

I moshuari kishte kryer nente vjet burgim me pare, per shkak te nje vrasje te mbetur ne tentative.

Sipas policise, Shaban Norja besohet se abuzonte ndaj Vatës që prej katër vitesh, kur ajo ishte ende në moshën 14-vjeçare.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›