E Hënë, 2 Nëntor 2026

Vrasja me thikë e nxënësit 14-vjeçar, Zili: Prindërit nuk dinë t’i thonë “JO” fëmijëve! Xhafaj: Të reflektojmë tek komunikimi

Tirana u trondit ditën e djeshme (18 nëntor) pas vrasjes së 14-vjeçarit Martin Cani me thikë nga bashkëmoshatari i tij, sapo dolën nga shkolla “Fan Noli” ku studionin.

Roland Zili tha se në këtë kohë që jetojmë është e vështirë që fëmijët të ulen të lexojnë një libër jashtëshkollorë.

I ftuar në “Quo Vadis”, kryeredaktori i lajmeve në Vizion Plus shtoi se prindërit nuk shpenzojnë shumë kohë me fëmijët, teksa cilësoi se shumë herë ju plotësojnë dëshirat dhe nuk dinë t’ju thonë jo.

Deputeti Etjen Xhafaj shtoi se ne si popull duhet të reflektojmë tek komunikimi. Gjithashtu gazetari Basir Çollaku deklaroi se nëse në shtëpi nuk lexon askush, as fëmija nuk do lexojë.

Pjesë nga biseda:

Xhafaj: Të reflektojmë në rradhë të parë tek komunikimi. Mësuesi është aty për të edukuar fëmijët. Sepse ajo çfarë vjen në rritje është modeli i prindërve, mësuesit dhe pastaj shoqëria.

Çollaku: Ne si vend jemi shumë larg si të përgatisim nxënësit. Nëse në shtëpi nuk lexon askush, as fëmija nuk do lexojë.

Xhafaj: Ajo merret me shoqërinë, ne diskutonim, flisnim për librat

Çollaku: Edhe në familje

Xhafaj: Po, por është e vështirë të flasësh me adoleshentët, siç ka qenë me ne

Zili: Është e vështirë të ulësh fëmijën të lexojë një libër jashtëshkollorë. Familja është ajo që nis gjithçka. E para është familja, e dyta është shkolla e më pas tjerat. Prindërit janë të shkëputur nga fëmijët, nuk i ndëshkojnë nuk dinë të thonë jo, iu plotësojnë shumë herë dëshirat. Edyta është diferenca, kemi një grup që janë të pasur që e deklarojnë lluksin dhe kemi klasën e mesme pastaj. Brezi ka nevojë të riedukohet. Mësuesi duhet të jetë më autoritar, policia duhet të shtojë aktivitetet. Është një krizë e paqes sociale. Duhen parë këto hallkat.

/vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›