E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vrasja ne Bulqize pranga adoleshentit

Pak orë pas vrasjes që ndodhi në Bulqizë, pas një sherri mes disa të rinjve në një biliardo të qytetit, Policia ka zbardhur autorin e krimit.

Ai është adoleshenti Daniel Tasha, për arrestimin e të cilit u vunë në lëvizje disa patrulla të policisë kriminale dhe asaj të rendit. Viktima në këtë konflikt ishte 21 vjecari Elton Koci, ndërsa mbeti i plagosur edhe Andi Sulka.

Sipas të dhënave të para të policisë, ngjarja ka ndoshur në një bilardo, në qytetin e Bulqizës dhe autori i vrasjes e plagosjes, pas verifikimeve të kryera rezultoi 17 vjecari Daniel Tasha, tashmë i arrestuar.

Dyshohet se djemtë mund të jenë grindur mes tyre, e më pas 17-vjecari ka qëlluar me thikë ndaj dy të rinjve, njërin prej tyre e ka lënë të vdekur, ndërsa tjetri ndodhet në gjendje të rëndë, në spitalin e Bulqizës. Policia vazhdon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes. Nga ana tjetër, pritet që të merren në pyetje edhe persona të tjerë që ishin të pranishëm në bilardo, me qëllim zbardhjen e rrethanave të kryerjes së krimit.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›