E Enjte, 5 Nëntor 2026

Vrasja në Dhërmi, Gerald Shehu dyshohet se ka pasur bashkëpunëtorë

Është konfirmuar zyrtarisht se 43 vjeçari Gerald Shehu ka përdorur pikën e Kalimit Kufitar të Qafë Botës për të kaluar drejt Greqisë.

Pas kësaj mendohet se ai ka shkuar në Igumenicë e më pas me traget drejt Korfuzit. Ai do të shfrytëzonte më pas aeroportin e ishullit për të udhëtuar drejt Anglisë. Pikërisht në aeroport është ndaluar edhe nga policia greke me qëllim ekstradimi.

Dyshimi ndërkohë i policisë shqiptare është që Gerald Shehu është ndihmuar nga dikush. Kjo për faktin që ai ka lënë automjetin e tij në një parking privat në Sarandë dhe më pas ka udhëtuar për rreth 45 minuta drejt Qafë Botës.

Policia po heton se kush e ka ndihmuar Shehun me fshehjen e mjetit dhe transportin e tij për në pikën e kalimit kufitar.

/a.r

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›