Vrasja në Kavajë, autori u kthye në Shqipëri për të marrë hakun e vëllait, kamerat e filmuan duke vrapuar me armë në dorë
Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë që u shënua ditën e djeshme në Kavajë, ku u vra me plumb në kokë Arjan Gosa.
Gosa ishte duke konsumuar një kafe me babain e tij në ambientet e një lokali, ku një person i identifikuar si Habib Rexha e ka qëlluar me plumb në kokë duke e lënë të vdekur në vend.
Kanë qenë kamerat e sigurisë që kanë bërë të mundur identifikimi e autorit të kësaj ngjarje. Nga kamerat e sigurisë të biznesit rreth 100 metra larg vendngjarjes shfaqet autori i krimit duke ikur me vrap në këmbë, i pa maskuar, me një çantë në dorë dhe pistoletën.
Habib Rexha dyshohet të jetë familjar me Altin Rexhën i cili mbeti i vrarë më 29 mars 2023, së bashku me vëllain e Arjan Gosës, Armand Edmond Gosa.
Altin Rexha dhe Armand Edmond Gosa humbën jetën dy muaj më parë, pas një konflikti që patën me njëri-tjetrin. Gjatë konfliktit Gosa e goditi me thikë, ndërsa Rexha e qëlloi me armë dhe si pasojë e plagëve që i shkaktuan njëri-tjetrit, të dy humbën jetën. Mësohet se autori ka qenë jashtë shtetit dhe është kthyer pas vrasjes së të vëllait me qëllim hakmarrjen.
Uniformat blu kanë ftuar qytetarët që të japin informacion për autorin e kësaj ngjarje dhe ka vendosur shpërblimin 10.000 euro, për çdo informacion të vlefshëm që do të çojë në kapjen e autorit. Policia e Shtetit ka vendosur në dispozicion të qytetarëve, numrin e telefonit 069 84 59999, duke garantuar anonimatin e plotë të çdo telefonuesi.
Sondazh
A e mbështesni protestën siç është zhvilluar dy ditët e fundit nën emrin e studentëve?
-
Po-
Jo-
Nuk e di
-
-
Lexo gjithashtu
