E Diel, 1 Nëntor 2026

Vrasja në Korçë, FNSH rrethon zonën ku dyshohet se fshihet autori

Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë kanë rrethuar zonën ku dyshohets e fshihet autori i ngjarjes së sotme në Korçë, ku u vra me armë zjarri 20-vjeçari Joan Zuko.

Siç shihet edhe nga pamjet forca të shumta policie kanë rrethuar banesën ku mendohet se ëhstë strehuar autori i dyshuar, pas ngjarjes.

Kujtojmë se ndaj 20-vjeçarit u qëllua me breshëri kallashnikovi, ndërsa më herët mes tij dhe autorit të dyshuar kishet patur një përplasje.

Mësohet se i riu është ndjekur nga autori, dhe është qëlluar në hyrjen e pallatit në afërsi të spitalit të Korçës ku ai tentoi të fshihej.

Bëhet e ditur se i 20-vjeçari ishte pjesë e Forcave të Armatosura. Policia ka identifikuar autorin e dyshuar të ngjarjes dhe po punon për kapjen e tij, ndërkohë që ende nuk ka informacion se cili është shkaku i ngjarjes.

Njoftimi:

Rreth orës 16:30, në lagjen nr. 15, në rrugën “Viktor Eftimiu”, Korçë, ka ndodhur një konflikt ndërmjet disa personave, i cili është përshkallëzuar në përdorimin e armës së zjarrit.

Si pasojë e të shtënave, ka humbur jetën shtetasi J. Z., rreth 20 vjeç, banues në lagjen nr. 14, Korçë.

Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore dhe operative të kryera nga shërbimet e Policisë në vendngjarje, është bërë i mundur identifikimi i autorit të dyshuar, i cili është larguar nga vendngjarja menjëherë pas krimit.

Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të tij, kanë rrethuar zonën dhe vijojnë kontrollet intensive për lokalizimin dhe kapjen e autorit të dyshuar.

Ndërkohë, shërbimet e Policisë kanë shoqëruar në Komisariat, për veprime të mëtejshme procedurale, tre shtetas të dyshuar si të përfshirë në konfliktin ku humbi jetën 20-vjeçari.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon veprimet në vendngjarje për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, dokumentimin ligjor të saj, si dhe identifikimin e të gjithë personave të përfshirë.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›