E Diel, 1 Nëntor 2026

Vrasja ne Malisheve Levizja Vetevendosje Problemet personale sduhet te politizohen

Malisheve 2 janar 2011 NOA - Ngjarja e ndodhur mbremjen e 1 Janarit ne Malisheve eshte krim i rende me pasoja tragjike per familjen e te vrarit dhe te lenduarve vlereson Levizja Vetevendosje

Ne nje komunikim me agjencine NOA Levizja Vetevendosje theksoi sonte se denon kete akt qe rezultoi me nje vrasje dhe dy plagosje dhe shpreh keqardhjen e saj si dhe ngushellimet per familjen e te vrarit dhe te te lenduarve.

Per Vetevendosje cdo forme e ketille e veprimit pavaresisht motiveve dhe nga kushdo qe kryhet eshte e papranueshme moralisht e ligjerisht.

Sot me teper se kurre eshte e nevojshme te mos e humbim kthjelltesine si shoqeri dhe te dallojme se ku jane problemet e verteta te Kosoves - vlereson Levizja Vetevendosje

Duke shtuar se problemet personale nuk duhet te politizohen dhe as problemet politike nuk duhet te personalizohen.

a.b/NOA

LEXONI GJITHCKA MBI NGJARJEN

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›