E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vrasja ne Shkoder, policia identifikon autorin

Policia identifikoi mengjesin e sotem autorin e vrasjes se nje personi dhe plagosjen e nje tjetri mbremjen e kaluar ne Shkoder.

Ai eshte, Alfons Fusha, 25 vjec nga Shkodra dhe vrasjen e ka kryer pas nje sherri me viktimen, 27-vjecar Olsi Curri, gjate nje loje futbolli ne nje kalceto.

Nga deshmite e disa personave mesohet se viktima ishte duke ecur ne kembe kur u qellua disa here  nga nje makine ne ecje. Ne vendin e ngjarjes grupi hetimor sekuestroi disa gezhoja pistolete ne cilesin e proves materiale.

Ngjarja e rende ndodhi mbremjen e kaluar ne nje nga rruget kryesore te qytetit ne vendin e quajtur sheshi ''Prek Cali''. Viktima u qellua me disa plumba pistolete dhe nje prej tyre plagosi ne krah edhe nje 31- vjecare qe ndodhej ne nje nga dyqanet aty prane.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›