Vrasja ne Tirane policia Dyshohet per hakmarrje

Policia e Tiranes bere publike edhe pisten ne te cilen po hetohet per gjetjen e autoreve te vrasjes se ndodhur sot ne rrugen Jordan Misja eshte ajo e hakmarrjes. Sipas policise 44-vjecari Mirash Pal Preka lindur ne Puke dhe banues ne Paskuqan Tirane dyshohet se pas nje grindje ka vrare me thike ne Greqi nje te njohurin e tij 6 muaj me pare prandaj edhe pista kryesore eshte ajo e nje hakmarrjeje te mundshme.
Gjithashtu policia ka dhene detaje dhe per zhvillimin e ngjarjes. Sipas njoftimit zyrtar vrasja ka ndodhur rreth ores 09.00 ne rrugen Jordan Misja afer shinave te trenit.
Viktima eshte qelluar me arme zjarri disa here dhe ka gjetur vdekjen e menjehershme.
Nderkohe sipas policise per hetrimin e kesaj ngjarje eshte ngritur nje grup i posacem hetimor nen drejtimin e Prokurorit te Prokurorise se Rrethit Gjyqesor Tirane dhe vazhdon puna intesive per dokumentimin ligjor te ngjarjes.