E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vrasja ne prite e kambistit Sami Jata

Grabitja me pasoje vdekjen e kambistit Sami Jata, poshte pallatit te tij, ne Tirane, ndersa kthehej ne banese, eshte nje nga akuzat e renda qe i behen grupit te quajtur "Hakmarrja per Drejtesi". Per ngjarjen tragjike akuzohen kater persona, vellezerit Orik e Leart Shyti, Altin Arapi e Gentian Caka. Vrasja ka ndodhur me 15 dhjetor te vitit 1993 prane ish-Uzines "Enver", ndersa Jata kthehej nen shoqerine e nje te afermi te tij ne mbremje, kur i eshte zene prite nga 3 persona te armatosur, qe kane qelluar drejt tij. Hapja e deres nga nje prej fqinjeve ka cuar ne deshtimin e grabitjes, ndersa viktima ka mundur te thote vetem "me vrane". Sipas deshmive behej fjale per tre te rinj te veshur me te zeza, qe, per t'iu shmangur identifikimit pas hapjes se deres se nje prej apartamenteve, jane larguar me shpejtesi.

...Ne dhjetor te vitit 1993, te pandehurit Orik Shyti, Leart Shyti, Altin Arapi, Gentian Caka kane studiuar levizjet e viktimes Sami Jata, i cili punonte si kambist te tregu i valutes dhe banonte ne qytetin e Tiranes, diku pak me poshte vendit te quajtur "21 Dhjetori", prane ish-uzines "Enver". Ata kishin konstatuar se per shkak te punes qe bente viktima, kthehej ne banese duke pasur sasi parash me vete. Lidhur me kete vjedhje, te pandehurit kane vendosur ta realizonin, duke i zene prite ne momentin kur viktima do te hynte ne pallatin ku banonte. Priten do ta zinin Learti, Altini dhe Gentiani, ndersa Oriku do t'i priste perballe ish-uzines "Enver", me mjetin e tij tip "Alfa Romeo 3.3", me ngjyre e bardhe. Ne daten 15.12.1993, ne Tirane, rreth ores 18:20, sipas planit te detajuar qe me pare, Altin Arapi, Leart Shyti dhe Gentian Caka kane zene prite prane hyrjes se pallatit ne rrugen "Konferenca e Pezes", pall.160, shk. 2, ku banonte viktima Sami Jata. I pandehuri Altin Arapi ishte i armatosur me nje pistolete "TT", Leart Shyti me nje pistolete sportive me mulli, ndersa te pandehurit Orik dhe Gentian nuk ishin te armatosur. Gentian Caka kishte per detyre qe pasi viktima te neutralizohej, te shkonte dhe t'i merrte canten me para. Ne momentin qe po kthehej ne banese, viktima ishte i shoqeruar nga vellai i tij, deshmitari Saudin Jata. Sapo kane konstatuar ardhjen e viktimes, te pandehurit Altin, Leart dhe Gentian i jane afruar rreth 6-7 metra dhe duke perfituar nga erresira, e kane qelluar disa here ne momentin qe viktima po hynte ne hyrjen e pallatit. Viktima nuk ka rene menjehere pertoke, por ka shkuar deri tek shkallet e pallatit ku ne kete moment eshte hapur nje dere e cila ka bere drite. Kjo ka bere qe te pandehurit te heqin dore nga vjedhja e cantes me para qe kishte viktima ne dore. Altin Arapi, Leart Shyti dhe Gentian Caka jane larguar me vrap dhe kane shkruar tek makina "Alfa Romeo", ku i priste Orik Shyti.

Fakti i sulmit kriminal me arme, me qellimin per te vjedhur pasurine e shtetasit Sami Jata nga tre persona, u provua nga deshmitaret okulare Saudin Jata dhe Mirela Jata, te cilet shpjeguan se viktimes i kishin dale perpara tre persona te veshur me xhupa te zinj, te cilet kishin qelluar disa here ne drejtim te viktimes, me arme zjarri te tipit pistolete. Si pasoje e goditjeve, viktima kishte bertitur, duke thene "me vrane" dhe eshte futur ne shkallet e pallatit, por arritur te ngjitet dhe ka rene pertoke. Meqenese komshia e katit te pare kishte hapur deren, vendi ishte ndricuar dhe autoret ishin larguar me vrap, pa arritur qe te marrin canten me leke qe kishte viktima.

Fakti i vdekjes se shtetasit Sami Jata, shkaku i saj dhe mekanizmi i kryerjes, provohen nga akti mjekoligjor nr. 166, date 15.12.1993, sipas te cilit, ne trupin e viktimes u evidentuan dy plage tejshkuese te cilat jane shkaktuar nga arme zjarri. Drejtimi i qitjes eshte nga e majta ne te djathte lateralisht dhe horizontalisht dhe shkaku i vdekjes eshte shoku hemorragjik. Nga pozicioni i vrimave te hyrjes dhe te daljes, rezulton qarte se viktima eshte qelluar nderkohe qe ishte ne kembe, fillimisht nga perpara dhe me pas ne momentin qe po hynte ne shkallen e pallatit. Dy procesverbalet e keqyrjes se vendit te ngjarjes, te dates 15.12.1993, se bashku me skicen dhe tabelen fotografike, provuan faktin e gjetjes ne vendin e ngjarjes te kater gezhojave te kalibrit 7.62 mm, me makirofka respektivisht 11-56, 11-65, 38-47-4 dhe 710-48. Ne lidhje me keqyrjen e vendit te ngjarjes, jane perpiluar dy procesverbale, te cilat paraqitin pa kurrefare dyshimi provat e gjetura ne vendngjarje, si dhe vendet ku jane gjetur dhe fiksuar. Ne pamje te pare te krijohet pershtypja se ne keto dy procesverbale behet fjale per gezhoja te ndryshme, mbasi ne njerin prej tyre makirofkat shenohen "38-47-4" dhe "710-48", ndersa te tjetri shenohen "47.4.38" dhe "48.710". Sikurse mund te shihet fare lehte, duke qene se fundi i gezhojes eshte ne forme rrethore dhe numrat stampohen ne pjese te ndryshme te perimetrit, atehere radha e leximit te tyre eshte relative dhe varet se nga cila pjese e gjysmerrethit e fillon numerimin personi qe kryen keqyrjen. Pra, nuk ka asnje dyshim se jane pershkruar te njejtat gezhoja, panvaresisht se ne rastin e pare numerimi ka filluar nga pjesa e siperme dhe ne rastin e dyte nga pjesa e poshtme. Ne vijim, akti i ekspertimit balistik nr.51, date 20.01.1993, provoi se gezhojat me kal. 7.62 mm me makirofka 710-48, 11-56, 11-65 dhe 38-47-4, jane qitur nga e njejta arme.

Fakti kriminal provohet sikurse u pershkrua me siper, nga deklarimet e te pandehurit Leart Shyti, i cili ka shpjeguar te gjitha veprimet e kryera prej tij dhe te pandehurve Orik Shyti, Altin Arapi dhe Gentian Caka duke filluar qe nga mengjesi i dites ku u realizua vjedhja, veprimet e kryera gjate realizimit te vjedhjes, mjetin me te cilin kane shkuar dhe jane larguar nga vendi i ngjarjes etj. Per sa i takon ketij fakti kriminal ka dhene shpjegime edhe i pandehuri Nikolin Novruzaj, shpjegimet e te cilit per sa i takon faktit jane te prejardhura. Ne teresi, nga theniet e tyre rezulton implikimi ne kuadrin e bashkepunimit per kryerjen e ketij episodi kriminal te te pandehurve Orik Shyti, Altin Arapi, Leart Shyti dhe Gentian Caka. Shpjegimet e tyre jane te sakta dhe shume te rendesishme per rindertimin e faktit kriminal, si dhe per te provuar fajesine e te pandehurve. Por ato kane cilesine e deklarimeve te personave te bashkepandehur ne te njejten veper penale, ndaj akuza i cmon ato si te verteta dhe te besueshme, pasi ato mbeshteten nga elemente te tjere te natyres objektive, te cilet konfirmojne vertetesine e tyre (neni 152.3 i K.Pr.Penale).

Elementet mbeshtetes te pohimeve te te bashkepandehurve ne te njejtin procedim, po i paraqitim ne vijim:

1. Procesverbali i keqyrjes se vendit te ngjarjes, provoi gjetjen dhe fiksimin e kater gezhojave, kaliber 7.62 mm, te cilat sic u paraqit me lart, jane qitur nga e njejta arme.

Procesverbali i kontrollit te baneses se shtetases Zeliha Sina, date 11.10.1996, procesverbali i keqyrjes se vendit te ngjarjes (banesa e shtetases Zeliha Sina) dt.11.10.1996, si dhe procesverbali per sekuestrimin e provave materiale date 11.10.1996, se bashku me tabelen fotografike, dokumentuan faktin se ne kete banese u gjet dhe u sekuestrua edhe pistolete "Zastava" me nr. 9413. Kjo arme, iu nenshtrua ekspertimit tekniko-balistik, me qellim per te percaktuar nese gezhoja te ndryshme te sekuestruara, ne vendngjarje te pazbuluara te periudhes 1991-1996, ishin qitur prej saj. Sikurse rezulton nga akti i ekspertimit nr.1235, date 24.10.1996, krahasimit iu nenshtruan tre prej gezhojave kaliber 7.62 mm, te cilat u pershkruan me siper dhe pikerisht ato me makirofke "11-56", "11-65" dhe "38-47-4". Nga ky ekspertim eshte arritur ne konkluzionin se pistoleta tip "Zastava", me nr.9413, ka qitur tre gezhojat e mesiperme.

Sikurse mund te vihet re, ekspertimit i jane nenshtruar vetem tre nga kater gezhojat e gjetura ne vendngjarje. Me qellim per nje hetim objektiv, ne daten 05.05.2004, u keqyr kartoteka balistike e I. P. Shkencore, Tirane dhe nga kjo keqyrje u evidentua se ne kete kartoteke ndodheshin te futura ne nje qese, vetem tre gezhojat e cituara ne akt, nderkohe qe ne kete qese ishte edhe nje cope leter, ku shkruhej vec te tjerash "4 gezhoja". Ne kete leter eshte shkruar gabimisht edhe data e ngjarjes, duke pasqyruar si date "13.12.1993". Ky gabim eshte reflektuar edhe ne konkluzionin e aktit te ekspertimit nr.1235, date 24.10.1996.

Me gjithe hetimet e kryera, nuk u evidentua shkaku pse mungonte nje nga gezhojat, por per sa i takon ketij momenti akuza, nuk konstaton ndonje problem per sa i perket faktit te provuar se pistoleta "Zastava" me nr. 9413, eshte arma e perdorur nga autoret ne ngjarjen kriminale te mesiperme. N.q.s do te kemi parasysh konkluzionin e ekspertimit balistik, te kryer menjehere mbas ngjarjes, te kater gezhojat e gjetura ne kete vendngjarje jane qitur nga e njejta arme dhe ne keto kushte mungesa per krahasim e njeres prej tyre, nuk sjell asnje dyshim mbi konkluzionin e arritur mbas ekzaminimit te tre te tjerave.

2. I pandehuri Leart Shyti, ka shpjeguar se ne momentin qe kane sulmuar viktimen, ka qene ai, i pandehuri Altin dhe i pandehuri Gentian. Keto shpjegime, perputhen me deshmine e shtetasve Saudin Jata dhe Mirela Jata, te cilet deshmuan se viktima eshte sulmuar nga tre persona.

3. I pandehuri Leart Shyti, ka dhene shpjegime lidhur me faktin se ne kete rast kishin perdorur nje veture tip "Alfa Romeo 33", me ngjyre te bardhe, ne pronesi te vellait te tij, te pandehurit Orik Shyti. Kete automjet e kishin djegur ne Vlore, tek vendi i quajtur "Pylli i Sodes". Per kete automjet kane dhene shpjegime edhe te pandehurit Nikolin Novruzaj dhe Pasho Novruzaj, si dhe shtetasi Enkeledi Agaj. Shpjegimet e tyre, ne lidhje me llojin e mjetit, ngjyren, pronesine dhe vendin ku eshte djegur, perputhen plotesisht me provat e meposhtme, analiza e hollesishme e te cilave do te behet me poshte, ne rastin e episodit kriminal me nr.XIV: Elementet mbeshtetes objektive te parashtruara me siper, akuza i cmon te sakte dhe te mjaftueshem per te arritur ne perfundimin se shpjegimet e te pandehurve Leart Shyti, Nikolin Novruzaj, Pasho Novruzaj dhe shtetasit Enkeledi Agaj, jane te besueshme dhe te sakta, per te provuar tej cdo dyshimi rolin e secilit prej te pandehurve ne realizimin e vepres penale.

Fakti kriminal i parashtruar dhe i provuar si me siper, duhet te cilesohet juridikisht si vjedhje me pasoje vdekjen, e kryer ne bashkepunim midis kater te akuzuarve. Pasoja e vdekjes se shtetasit Sami Jata eshte e provuar. Per sa i perket formes se bashkepunimit, mbeshtetur edhe nga episodet e tjera kriminale te kesaj ceshtjeje, te pandehurit Orik Shyti, Altin Arapi, Leart Shyti dhe Gentian Caka, e kane kryer vepren ne bashkepunim ne formen e organizates kriminale dhe duhet te pergjigjen sipas neneve 141 e 28 te Kodit Penal.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›