E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vrasja për gjakmarrje në Shkodër nga një grua

Shtetasi Lena Pjolli, 34-vjeç, u dorëzua në polici, duke pranuar gjithashtu se krimin e ka kryer për hakmarrje. Marash Tonaj, 49-vjeç, u qëllua pranë banesës së tij në fshatin Vuksanaj të komunës Shalë.

Gruaja ka deklaruar se kishte kryer një krim të tillë, pasi Tonaj i kishte vrarë me automatik në vitin 2003 prindërit e saj. Në atë kohë, humbën jetën shtetasit Nikë Pjolli, 63-vjeç, dhe bashkëshortja e tij, Sula Pjolli.

Ata ishin zënë për një vijë uji, por askush nuk e di se pse shtetasi Marash Tonaj ndodhej i lirë dhe në banesë, megjithëse nuk kishte shumë vite që kishte vrarë dy persona. /Start/

                                                                                             2012-09-14 09:54
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›