E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vrasja prinderve, ne kerkim 33-vjecari

Nje cift te moshuarish u gjeten te vrare me arme zjarri ne banesen e tyre ne Cikago te SHBA-ve, ndersa policia shpalli ne kerkim djalin e tyre, i cili pasi lajmeroi ne telefon u largua nga banesa. Artur Shehu, 33-vjec, rezident prej dhjete vitesh ne kete vend, akuzohet per krimin e dyfishte te ndodhur ne zonen e Villa Park, rreth ores 03:30 te se henes, ne pjesen veriore te Cikagos. I riu eshte i vetmi person i dyshuar per krimin makaber dhe eshte konsideruar person i rrezikshem nga autoritetet. Trupat e pajete, sipas autoriteteve policore amerikane, u zbuluan nga nje fqinje i familjes shqiptare. Policia e Cikagos i tha mediave se viktimat jane Syrja Shehu, 66 vjec dhe bashkeshortja e tij, Safo Shehu, 60 vjece. Detajet e ngjarjes jane ende te papublikuara, pasi policia po heton skemen e krimit deri ne hollesi. Per te bere te mundur kapjen e 33-vjecarit jane derguar fotot e tij ne te gjitha rajonet e policive ne SHBA. Sipas raportit paraprak, te moshuarit jane qelluar me arme zjarri ne banese. I dyshuari mendohet te jete larguar me nje veture tip

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›