Vrasja tek Ish-Blloku, arrestohet autori
Policia e Tiranës ka arrestuar sot autorin e dyshuar të vrasjes së Majlinda Hoxhës dhe plagosjes së Elton Fushës, disa ditë më parë tek zona e ish-bllokut në kryeqytet.
Burime nga policia bëjne me dije se është arrestuar 33-vjeçari Ndriçim Balla me detyrë nënoficer i Shkollës së Bashkuar.
Në krimin e dyfishtë që ndodhi më 9 shtator në zonën e ish-bllokut në Tiranë, mbeti e vrarë 28-vjeçarja Majlinda Hoxha dhe u plagos rëndë Elton Fusha 38 vjeç.
28-vjeçarja Majlinda Hoxha mbeti e vdekur aksidentalisht prej plagëve të marra në kokë pasi objektivi ishte 38-vjeçari Fusha.
Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur pas një konflikti ndërmjet të plagosurit Elton Fusha dhe vëllait të autorit të kësaj vrasje.