Vrasje dhe prostitucion, vijne nga Greqia me pranga
Dy persona te shpallur ne kerkim per vepra te renda penale, jane ekstraduar mbremjen duke u gdhire dita e djeshme nga Greqia. I pari qe eshte sjelle me pranga ne ambientet e Drejtorise se Policise se Qarkut te Fierit ka qene 42-vjecari Manol (Dashnor) Dyle, banues ne Roskovec, i arratisur nga burgjet shqiptare gjate trazirave te vitit 1997. Manol Dyle ishte denuar ne vitin 1995 me 20 vjet burg, vendim i cili kishte marre formen e prere, pasi u la ne fuqi prej Gjykates se Apelit te Tiranes. Sipas policise, ne vitin 1994, Dyle ka vrare bashkeshorten ne qytetin e Roskovecit, per motive xhelozie. Atehere i ekstraduari ishte vetem 19 vjec. Ndersa u dergua per te vuajtur denimin ne burgun e Lushnjes, ai doli nga qelia ne vitin 1997 dhe prej atehere figuronte ne listat e personave te shpallur ne kerkim. Kapja e tij eshte bere fale bashkepunimit ndermjet Drejtorise se Policise se Qarkut te Fierit, Interpol Tiranes dhe policise se shtetit grek. I denuari i eshte dorezuar Drejtorise se Pergjithshme te Burgjeve per t'u derguar ne nje institucion ku do te vuaje rreth 18 vjetet e mbetura nga denimi. Ne te njejten dite, nje tjeter i kerkuar eshte sjelle me pranga nga Greqia. Kastriot Rrokaj, 33 vjec, banues ne fshatin Varibop, te rrethit te Fierit, eshte denuar ne mungese nga Gjykata e rrethit Fier me 11 vjet burg per vepren penale te "shfrytezimit te prostitucionit ne rrethana renduese". Burime nga Drejtoria e Policise se Qarkut te Fierit bejne te ditur se Rrokaj eshte denuar ne vitin 2004, ndersa vepra penale per te cilen akuzohet ka nisur ne vitin 1998, kur ai ishte 23 vjec. Sipas policise, Kastriot Rrokaj ka marre me ane te mashtrimit nje vajze te re nga fshati i tij, duke i premtuar martese. Dy te rinjte kane kaluar ilegalisht kufirin shqiptaro-grek, duke mberritur ne Athine. "Do te shkojme per nje jete me te mire", i ka thene vajzes Rrokaj, por me te mberritur ne Greqi e ka detyruar te ushtroje prostitucionin ne trotuaret e Athines. Gjate hetimit gjyqesor, qe u krye ne mungese te te akuzuarit, vajza kishte deklaruar se ajo nuk kishte pranuar te bente prostituten, por ishte detyruar nga i dashuri i saj, i cili nga njera ane i thoshte se ishte e vetmja menyre per te siguruar nje jete me te mire dhe nga ana tjeter nuk ngurronte te ushtronte dhune fizike dhe psikologjike. Pasi ka ushtruar prostitucionin edhe ne Itali, vajza eshte kthyer nga policia e shtetit fqinje. Kur kuptoi se Kastriot Rrokaj nuk kishte nder mend ta merrte per grua, vajza beri denoncimin ndaj ish-te dashurit, i cili u denua me 11 vjet burgim.