E Martë, 3 Nëntor 2026

Vrasje në azilin e të moshuarve në Tiranë, 82-vjeçari goditet për vdekje me bastun

Një vrasje ka ndodhur këtë të enjte (8 gusht) në një azil privat për të moshuarit në Tiranë.

Një 78-vjeçar ka goditur me bastun shokun e dhomës, 82-vjeçarin me iniciale V.V., i cili si pasojë e dëmtimeve të marra ka humbur jetën.

Sipas informacioneve siguruar nga RTSH, bëhet me dije se autor i ngjarjes është 78-vjeçari Zyhdi Shehi, ndërsa viktimë mbeti 82-vjeçari Virxhil Vesho.

“Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda në DVP Tiranë në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 1, arrestuan në flagrancë shtetasin Z. Sh., 78 vjeç, banues në një azil privat për të moshuarit, për veprën penale “Vrasja me dashje”, parashikuar nga neni 76 i Kodit Penal.

Ky shtetas dyshohet se, sot më datë 08.08.2024, rreth orëve të para të mëngjesit, për motive të dobëta, ka goditur disa herë me anë të një bastuni (shkop hekuri), shokun e tij të dhomës, shtetasin V. V., 82 vjeç, i cili si pasojë e dëmtimeve të marra ka humbur jetën”, thuhet në njoftim.

Sipas informacioneve siguruar nga gazetarja e RTSH, Lusi Përgjegji të dy të moshuarit vuanin nga skleroza. 

“Autori i ngjarjes është arrestuar dhe po merret në pyetje nga hetuesit në Komisariatin nr.1.

Sa i përket ndërhyrjes së menjëhershme nga stafi i azilit që më pas kanë njoftuar dhe policinë, grupet hetimore kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 4:00 të mëngjesit. Në dhomë kanë qenë dy të moshuarit, më pas është bërë ndërhyrja nga të moshuarit e tjerë dhe stafi i azilit por nuk kanë mundur të parandalojnë tragjedinë”, tha Përgjegji.

Kush është Zyhdi Shehi?

Zyhdi Shehi, ka lindur më 1946, dhe është historian e shkrimtar i njohur për botime dhe publicistikë historike e letrare.

Kujtojmë se në vitin 2023, Shehi u nderua me titullin “Qytetar Nderi” i Kavajës, titull ty që iu dorëzua nga autoritetet lokale bashkiake.

Autori Zyhdi Shehi

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›