E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vrasje tek Shkembi i Kavajes

Një person i seksit mashkull u vra rreth orës 18:15 të së martës në Durrës.

36-vjeçari i quajtur Ervis Dede, u qëllua disa herë me armë zjarri ndërsa po ngjitej në automjetin e tij.

Ngjarja ndodhi në zonën e Shkëmbit të Kavajës, në një rrugë dytësore të populluar nga pushues të shumtë.

Nga të dhënat paraprake besohet se ndaj tij ishte ngritur një pritë dhe se atentati ishte i menduar mirë.

Kjo është hera e dytë brenda javës që në të njëjtën zonë ndodh një VrasjeValë vrasjesh gjatë orëve të natës Tiranë, vritet me bombë palestinezi Kamëz, luftë për udhëtarët vrasje. Mbrëmjen e 31 majit, 44-vjeçari Skënder Spahia u qëllua në daljen nga apartamenti i tij në zonën e plazhit.

Vrasja e kosovarit u konsiderua nga policia si një vepër mafioze, ndërsa Spahia dyshohej si i përfshirë në një rrjet kriminal.

Më parë gjatë së martës, një 9-vjeçar mbeti gjithashtu i vrarë, në një atentat ndaj xhaxhait e tij, i ndjekur nga disa persona në Mamurras për çështje gjakmarrje.

Vala e vrasjeve ka tronditur vendin dhe ka ngritur dyshime të mëdha në lidhje me gjendje e sigurisë, ndërsa vetëm në javën e fundit, gjashtë shtetas kanë mbetur viktimë të sulmeve me armë zjarri.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›