Vrasjet e bujshme në Tiranë, Prokuroria do rihapë dosjet. Ka prova të reja
Prokuroria e Tiranës pritet të rihapë disa dosje të rënda kryesisht vrasjet e ndodhura përgjatë viteve të fundit në kryeqytet të cilat ende nuk janë zbardhur nga drejtësia shqiptare.
Burime pranë organit të akuzës edhe pse nuk detajuan ngjarjet bënë me dije se bëhet fjalë për vrasje të cilat kanë patur peshë në opinionin publik ndërsa për këtë do të merren në pyetje sërish dëshmitarë.
Sipas prokurorisë hetimet do të rinisin, kjo dhe pas kërkesave të familjarëve të cilët kanë sugjeruar për marrjen në pyetje të tjerë dëshmitarëve apo dhe personave që kanë dijeni mbi vrasjet e ndodhura.
Burime pranë prokurorisë bëjnë me dije se disa indicie për hapjen e dosjeve kanë ardhur dhe nga bashkëpunimi me institucione të tjera si shërbimin informativ apo dhe policia e shtetit e cila ka siguruar prova të reja.
Në marrjen e detyrës prokurori i përgjithshëm Adriatik Llalla siguroi se prokuroria shqiptare po bashkëpunon me mjaft institucione të tjera me synim fillimin e hetimeve per mjaft ngjarje te renda te meparshme,pasi për këto ngjarje ka patur një hetim të cunguar, por me kalimin e kohës ka patur edhe indicia të reja që shërbejnë për të rihapur hetimet.
Në fokusin e rihetimeve do jenë kryesisht vrasjet te ndodhura vite më pare, si vrasja e punonjësve të drejtësisë apo të shërbimit informativ shtetëror, ku veprimet hetimore janë pezulluar për shkak të moszbulimit të autorëve dhe mungesës së provave.