E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vrau 27-vjeçarin në Durrës, arrestohet autori

Bie në pranga e policisë i dyshuari si autor i vrasjes në Durrës. Policia e këtij qyteti ka arrestuar shtetasin Ardit Hyskjan, i cili akuzohet për vrasjen me armë zjarri të 27 vjecarit Refik Lila.

Ngjarja e rëndë u regjistrua në orët e paradites së sotme në lagjen 18 të qytetit bregdetar ku 27-vjeçari Refik Lila është qëlluar për vdekje në rrethana ende të panjohura.

Dyshohet se ngjarja ka ndodhur pas një konflikti mes disa të rinjve ndërkohë që policia e cila ka shkuar në vendngjarje ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Po sot forcat e policisë së Shijakut bënë të mundur parandalimin e një vrasjeje, ndërsa arrestuan edhe autorin e ngjarjes.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›