E Hënë, 2 Nëntor 2026

Vrau 65-vjeçarin me kaçavidë, arrestohet pas një viti shqiptari në Itali

Policia italiane ka arrestuar një shqiptar, rreth 36 vjeç, i identifikuar si Leonard Shehu.

Shehu dyshohet se para një viti, më 5 mars 2024 vrau një shitës duhani Roberto Basso, 65-vjeç. Shqiptari u ndalua nga policia më 24 mars 2025, pas 11 muajsh hetimesh.

Motivi i krimit dyshohet se është vjedhja e banesës, e cila ka përfunduar në një sulm fatal.

Duket se Leonard Shehu ka hyrë në shtëpinë e viktimës së tij për të vjedhur sendet e duhanxhiut, por i befasuar ka reaguar duke goditur me një send të mprehtë në kokë, Roberto Basso.

Në vendin e ngjarjes janë gjetur edhe gjurmë të ADN-së së, Leonard Shehut.

Në seancën e konfirmimit, prokurori Giovanni Zorzi i ka komunikuar Shehut akuzën e vrasjes me dashje. Gjykatësi ka urdhëruar që ai të mbahet në burg.

/vizionplus.tv

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›