E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Vrau 7-vjeçaren me gomone; ish-oficeri i policisë akuzohet për vrasje me dashje

Prokuroria e Vlorës mbylli hetimet për ngjarjen e rëndë të Himarës një vit më parë, ku humbi jetën 7-vjeçarja Jonada Avdia.

Fëmija u godit ndërsa po lahej në det, nga një gomone e drejtuar nga arjan tase, ish-shefi i komisariatit të Himarës.

Tase akuzohet për veprën penale t렓vrasjes me dashje”.

Prokuroria thotë se ngjarja ka ndodhur si pasojë e mosrespektimit nga ana e tij, të zonës së përcaktuar për pushuesit, si dhe manovrës së gabuar në drejtimin e gomones.

Ndërsa 8 personat e tjerë, punonjës të policisë kufitare dhe bashkisë Himarë, akuzohen për “shpërdorim detyre”.

Ngjarja e rëndë ndodhi më 2 gusht 2022 në plazhin e Potamit.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›