E Diel, 1 Nëntor 2026

Vrau bashkëshortin dhe i copëtoi trupin, gruaja shqiptare dënohet me 14 vite burg në Itali

Vrau bashkëshortin dhe i copëtoi trupin, gruaja shqiptare dënohet

Gjykata e Rovigo-s në Itali ka dënuar me 14 vite e 6 muaj burg Nadire Kurtin, e cila vrau bashkëshortin e saj, Shefki Kurtin, vitin e kaluar. Pasi e vrau, 69-vjeçarja e copëtoi trupin e bashkëshortit dhe më pas e futi në disa qese dhe e hodhi në një kanal.

Gruaja e pranoi krimin më 18 gusht të vitit të kaluar, duke thënë se kishte përdorur një hanxhar dhe disa thika në momentin e kryerjes së krimit të rëndë. Policia zbuloi pjesët e trupit të pajetë fillimisht më 28 Korrik.

Gjithçka ndodhi si pasojë e tharjes së kanalit. Autoritetet fillimisht menduan se ngjarja kishte lidhje me krimin e organizuar por pas hetimeve u zbulua se bëhej fjalë për probleme familjare. Gruaja rezultoi se kishte probleme psikologjike dhe prej vitesh trajtohej nga një psikiatër.

Sondazh

A e mbështesni protestën siç është zhvilluar dy ditët e fundit nën emrin e studentëve?

  •                                                                         Po
    
    •                                                                     Jo
      
      •                                                                 Nuk e di
        

Lexo gjithashtu

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›