E Hënë, 2 Nëntor 2026

Vrau dhe dogji trupin e një person në Krujë, ekstradohet nga Italia 52-vjeçari

Agron Tufa, është ekstraduar nga Italia, pasi akuzohet për vrasje me dashje dhe armëmbajtje pa leje.

52-vjeçari ishte dënuara nga drejtësia shqiptare me 30 vite burg pasi në bashkëpunim me shtetasin H. R., ka vrarë me armë zjarri, në Nikël, Krujë, shtetasin K. H., dhe më pas e kanë djegur trupin e tij.

52-vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar në vitin 2021. Ai u kap në Bari në janar 2024, gjatë operacionit policor të koduar “Informacioni”, i finalizuar si rezultat i shkëmbimit të informacioneve mes Policisë së Shtetit dhe Policisë italiane.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›