E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Vrau djalin me thikë, gjykata cakton masën “arrest në burg” për 74-vjeçarin Hekuran Gjoni

Gjykata Penale e Tiranës caktoi masën e “arrestit në burg” për 74-vjeçarin Hekuran Gjoni, i cili vrau me thikë djalin e tij, Asim Gjoni.

Ngjarja ndodhi pasditen e 1 shkurtit në banesen e familjes Gjoni në Tiranë.

Në dëshminë e tij, i moshuari ka pohuar se me të birin kishte shpesh konflikte për shkak se sipas tij, e shante dhe e bullizonte.

74-vjeçari ka treguar më tej se nuk donte që ta vriste djalin, por situata doli jashtë kontrollit./abcnews.al

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›