E Martë, 3 Nëntor 2026

Vrau dy suedezë, policia belge qëllon për vdekje autorin e dyshuar për sulm terrorist

Policia belge qëlloi të martën për vdekje autorin që dyshohet se shkrepi armën automatike dhe vrau orë më parë dy suedezë në qendër të Brukselit.

Ngjarja mendohet se ka motive terroriste dhe krijoi frikë në kryeqytetin belg, duke detyruar autoritetet të ndalin edhe ndeshjen kualifikuese Belgjikë–Suedi, ndërsa 35 mijë tifozë u izoluan në stadium për arsye sigurie.

Zëdhënësi i policisë tha se oficerët “hapën zjarr” kur po tentonin të arrestonin autorin në zonën Sherbek të qytetit.

“Ky person pretendon se është frymëzuar nga ISIS-i. Shkaku që viktimat janë me kombësi suedeze po merret si motiv i mundshëm për vrasjen,” tha mbrëmjen e së hënës, zëdhënësi i policisë, Erik Van Dujs (o. Eric Van Duyse).

Suedia, ashtu sikundër Belgjika, e kanë rritur nivelin e gatishmërisë për ngjarje terroriste.

Të hënën rreth orës 19:00, autori raportohet se qëlloi me armë automatike dhe më pas u arratis me një skuter. Sipas policisë, ai thirri në gjuhën arabe se e kreu sulmin në emër të zotit para se të hapte zjarr. 

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›