E Diel, 1 Nëntor 2026

Vrau efektivin e “Shqiponjave” në Fier, dënohet me burgim të përjetshëm Azgan Mërnica

Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier ka dënuar me burgim të përjetshëm Azgan Mërnicën, i cili vrau efektivin e “Shqiponjave”  Novruz Cenaliaj.

Ngjarja e rëndë ndodhi në maj të vitit 2024 në qytetin e Fierit.  Azgan Mërnica vrau me armë zjarri efektivin e policisë, në kohën kur ky i fundit ishte në krye të detyrës dhe mbante veshur uniformën e Forcave Speciale “Shqiponja”.

Konflikti mes viktimës dhe autorit nisi për shkak se ky i fundit, teksa drejtonte automjetin e tij, është futur në kthesë me shpejtësi, pa kontrolluar rrugën, duke përbërë rrezik për qytetarët.

Viktima i ka bërë me shenjë të riut për këtë veprim. Pas kësaj, Mërnica ndaloi automjetin, zbriti dhe e qëlloi efektivin me armë në kokë.

Pas krimit Azgan Mërnica shkoi në banesën e dajës së tij, ku la makinën dhe u largua për t’u fshehur në pyll. Ai u dorëzua vetëm dy ditë më pas dhe para policisë nuk shfaqi asnjë pendesë për ekzekutimin me plumb në kokë të efektivit./vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›