E Diel, 1 Nëntor 2026

Vrau fqinjin në Rrogozhinë- Gjykata lë në burg Meklan Meçe, pretendon se veproi për vetëmbrojtje

Gjykata e Durrësit ka lënë në burg 25-vjeçarin Meklan Meça, i dyshuar për vrasjen e fqinjit të tij, 60-vjeçarit Rrapush Memolla, mbrëmjen e 20 qershorit në Rrogozhinë.

Sipas hetimeve të policisë, konflikti mes dy fqinjëve nisi rreth orës 21:50 dhe më pas degradoi në përdorimin e mjeteve prerëse. Si pasojë e plagëve të marra, 60-vjeçari humbi jetën, ndërsa i riu mbeti i plagosur lehtë në dorë.

Përpara gjykatës, Meklan Meça mohoi se kishte pasur qëllim ta vriste fqinjin e tij, por se veproj në kushtet e vetëmbrojtjes.

“Në atë ngjarje kam qenë edhe unë viktimë. Ai më ka goditur i pari dhe unë jam mbrojtur. Nuk kam dashur ta vras. Edhe mua më vjen keq, unë nuk jam vrasës. Me atë person nuk kam pasur konflikt. Probleme ka pasur kushëriri im, jo unë. Madje as nuk flisja me të“, tha ai..

Nga veprimet e para hetimore, dyshohet se ngjarja ka ndodhur pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, megjithatë hetimet vazhdojnë.

RTSH

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›