E Diel, 1 Nëntor 2026

Vrau fqinjin për ti marrë paratë, gjykata dënon me 25 vjet burg autorin e krimit

65-vjeçari Isuf Hasa u shpall fajtor për vrasjen e fqnjit të tij 81- vjeçar, ngjarje që ndodhi janarin e vitit të shkuar në Shëngjergj të Tiranës.

Hasa goditi disa herë me çekiç Xhemal Matën, e më pas i vodhi 200 mijë lekë.

Organit të akuzës së kryeqytetit Hasa i pranoi autorësinë mbi krimin, duke thënë se ishte viktimë e talljes nga 81-vjeçari.

Gjykata e Tiranës e dënoi 65-vjeçarin me 25 vjet burg për vjedhje me pasojë vdekjen./vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›