E Enjte, 5 Nëntor 2026

Vrau kolegun e tij brenda në Komisariat, dërgohet për gjykim polici Ludian Zaimi

Gjykata kaloi për gjykim Ludian Zaimin, policin që vrau me armën e shërbimit kolegun e tij, Çaush Saliasi, në ambientet e komisariatit nr.3 në kryeqytet.

25 vjeçari do të gjykohet për vrasje me dashje pa iu pranuar gjykimi i shkurtuar.

Ndonëse mbrojtja pretendoi se i riu kishte probleme mendore, ekspertët mjeko-ligjorë e rrëzuan këtë pretendim.

Madje, një koleg, dëshmitar okular në krim, dyshon se Ludian Zaimi e kishte planifikuar vrasjen e kolegut të tij, pasi makinën e kishte parkuar shumë pranë vendit të punës në mënyrë që të largohej menjëherë nga vendngjarja.

Krimi i rëndë ndodhi në orën 21:20 minuta, moment kur Zaimi shkrehu armën 6 herë drejt 55 vjeçarit, duke e lënë të vdekur në vend.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›