E Hënë, 2 Nëntor 2026

Vrau me sëpatë bashkëshortin, shtrohet në spital psikiatrik 48-vjeçarja

Ka dalë këtë të enjte para gjykatës së Sarandës 48-vjeçarja Elvira Tahiraj, e cila në orët e para të mëngjesit të së martës vrau bashkëshortin e saj, Llazar Tahiraj 55 vjeç duke e goditur me sopatë.

Seanca është zhvilluar rreth orës 12.00. Gjykata ka vendosur të vlerësojë të ligjshëm arrestimin e 48-vjeçares për veprën penale “vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare” dhe ka caktuar ndaj saj masën e sigurimit “shtrim i përkohshëm në një spital psikiatrik”.

Në seancën gjyqësore Elvira Tahiraj është mbrojtur nga një avokate e caktuar kryesisht nga shteti.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›