E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vrau me thikë ish-gruan, jepet masa e sigurisë për Genci Çarçanin

Gjykata e Krimeve të Rënda pritet të japë sot masën e sigurisë për Genci Çarçanin, 48-vjeçarin i cili vrau me thikë katër ditë më parë në kryeqytet ish-bashkëshorten e tij.

48-vjeçari do të gjykohet nga Krimet e Rënda pas ndryshimeve të bëra në Kodin Penal si pasojë e të cilave të dyshuarit për krime brenda familjes do të hetohen e gjykohen nga kjo gjykatë.

Ndaj 48-vjeçarit rëndon akuza e vrasjes për shkak të marrëdhënieve familjare dhe pas ndryshimeve në kodin penal ai rrezikon të dënohet me burgim jo më pak se 20 vite.

Ngjarja e rëndë u regjistrua ditën e shtunë në rrugën “Tefta Tashko Koço”, ku viktima Valbona Çarçani u godit në mes të rrugës 4 herë me thikë nga ish-bashkëshorti i saj Genci Çarçani me të cilën ishte divorcuar dy vite më parë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›