E Diel, 1 Nëntor 2026

Vrau shokun e fëmijërisë në Korçë/ Momenti kur autori shoqërohet në Polici

Ky është momenti kur Policia shoqëron autorin e dyshuar të vrasjes së ndodhur pasditen e djeshme në Korçë, pas disa orësh kërkimesh intensive.

Në pranga ka rënë Kristjan Sterjo, 20 vjeç, banues në Korçë, i dyshuar se ka vrarë me armë zjarri, kallashnikov, Johan Zukos, 21 vjeç, pas një konflikti për motive të dobëta.

Ngjarja ndodhi rreth orës 16:30, në lagjen nr. 15, në rrugën “Viktor Eftimiu”, ku një konflikt mes disa personave është përshkallëzuar deri në përdorimin e armës së zjarrit. Si pasojë e të shtënave, 21-vjeçari Johan Zukos humbi jetën.

Pas ngjarjes, i dyshuari është larguar nga vendi i krimit, ndërsa Policia ka nisur menjëherë kërkimet për lokalizimin e tij.

Pas disa orësh kërkimesh, shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë, në bashkëpunim me Forcat Speciale RENEA, kanë bërë të mundur lokalizimin dhe kapjen e 20-vjeçarit në lagjen nr. 3, në afërsi të banesës së tij.

Në vijim të veprimeve hetimore, Policia ka gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një armë zjarri, pushkë automatike, e dyshuar se është përdorur në vrasje.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›