Vreshtat e Lushnjës, fermerët kërkojnë mbështetje nga shteti dhe treg për prodhim

Vreshtarët e Lushnjës po shohin të gjitha mundësitë për të përfituar më tepër ekonomikisht, që nga mbjellja e varieteteve të reja të rrushit, por kërkojnë edhe mbështetje nga shteti për të shtuar sipërfaqet.
Në fshatin Mazhaj është mbjellë rrush pa fara i cili aktualisht po tregtohet me 150 lekë për kilogram.
Mariol Bushi është një prej fermerëve që ka marrë subvencione për plehrat kimike por tregon se kjo nuk mjafton për të shtuar sipërfaqe të tjera.
“Kostot janë marramendëse për këtë prodhim, çmimet nuk kanë qenë keq por prapë nuk i mbulon kostot. Bëhet fjalë për kosto që i kalon mbi 1 milion e gjysmë për dynym, në përgjegjësi jemi të kënaqur”, thotë Mariol Bushi.
Cilësia e këtij vreshti është shumë më e mirë se e atij që importohet dhe vetë fermerët shprehen të kënaqur nga kërkesat. Megjithatë kërkojnë kontrolle mbi tregun pasi ka tregtarë që shesin 3-fish më shtrenjtë se çmimi fillestar, duke ulur blerjet.
“Si fillim e marrin me çmim të mirë më pas ulin çmimin me një diferencë të madhe për shembull vjet e shisnim rrushin me 1 mijë lek dhe në Tiranë e shisnin me 3 mijë lek”, thotë Tani Bushi.
Fermerët e Lushnjës tashmë nuk mbjellin më për industri por për konsum dhe prej kohësh kanë nisur implementimin e teknologjive dhe varieteteve të reja.
Gazetare M. Mëhilli
/RTSH/