E Diel, 1 Nëntor 2026

Vret përdhunuesin dhe ia hedh kokën në sheshin e fshatit

Prej muajsh kishte duruar dhunimin, torturat dhe poshtërimin. Por më pas Nevin Y., 26 vjeç nga Yalvac, Turqi, vendosi të marrë hak ndaj përdhunuesit të saj. E vrau atë dhe kokën e prerë ia hodhi në sheshin e fshatit duke thirrur: Tani pushoni duke pëshpëritur pas shpinës sime e duke luajtur me nderin tim.

Përdhunuesi e kishte lënë edhe shtatzënë. Ajo është në muajin e pestë. Ajo është betuar se fëmijën do e abortojë, edhe pse kjo është e ndaluar pas javës së dhjetë të shtatzënisë. Ajo shkon edhe më tej kur thotë se do marrë edhe jetën e saj bashkë me të foshnjës që ka në bark.

Drama e saj nisi kur ai hyri natën në shtëpinë e saj dhe nën kërcënimin e armës e përdhunoi. Por nuk mbeti me aq. Çdo javë ai shkonte dhe përdhunonte nënën e fëmijëve.

Më pas i bënte presion: nëse do fliste, do u tregonte fqinjëve fotot e saj zhveshur.

Nga frika ajo heshti për shumë kohë. Por më pas vendosi që ta hiqte qafën dhunuesin e saj duke e qëlluar në gjoks, bark dhe gjenitale. Kokën ia hodhi në shesh.

Bija ime tani mund të shkojë në shkollë, ku të gjithë e tallnin dhe e fyenin. Kam shpëtuar nderim tim, tha ajo.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›