E Diel, 1 Nëntor 2026

Vret veten njeriu që ngjante me një tigër (FOTO)

Amerikani Dennis Avner, 54 vjeç, ka vrarë veten. Ai kishte hyrë në librat e rekordeve si njeriu që bëri shumë ndërhyrje radikale në trup për të ngjarë me një tigër.

Veterani i marinës amerikane u gjet i vdekur në banesën e tij më 5 nëntor.

Ai kishte kaluar shumë vite duke u përpjekur që të dukej si tigër.

Ai kishte bërë një operacion për ndarjen e buzës së sipërme, kishte ndërhyrë për të zgjatur veshët, kishte mollëza silikoni, kishte modifikuar ballin, madje kishte edhe bisht mekanik. Dhëmbët i kishte ndryshuar si të një tigri dhe trupin e kishte të mbushur me tatuazhe dhe pirsing.

Me prejardhje nga indianët e amerikës, Avner thoshte se ishte frymëzuar pas një bisede me një kapo fisi, që e kishte udhëzuar të ndiqte rrugën e tigrave.

Ata që e njihnin thonë se ishte një njeri shumë i mirë. Por kohët e fundit kishte pasur shumë probleme mendore.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›