Vriten 7 paqeruajtës të OKB-së në Sudanin Jugor
Shtatë paqeruajtës janë vrarë dhe shtatëmbëdhjetë të tjerë janë lënduar të shtunën në një pritë në Darfur të Sudanit, lajmëron Misioni i OKB-së në këtë vend.
Ky incident shënon humbjet më të mëdha të njerëzve në historinë pesë vjeçe të operacionit të Kombeve të Bashkuara në Unionin Afrikan (UNAMID).
7 paqeruajtës janë vrarë, kurse 17 janë lënduar, konfirmoi për AFP-në zëdhënësi i UNAMID, Christopher Cycmanick.
Sulmi tregon se sa e tensionuar është gjendja në rajonin e largët perëndimore të Sudanit, ku incidenti ka ndodhur pak metra larg bazës së paqeruajtësve në Manavashi, në veri të Nyala që është kryeqyteti i Darfurit Jugor.
Ekipi i UNAMID është zënë në prit, nga një grup i madh i personave të paidentifikuar të cilët me kanë shtënë në ta me breshëri plumbash. Të plagosurit janë evakuuar tek pasi kanë arritur përforcimet, thuhet në një komunikatë për medie.