E Enjte, 5 Nëntor 2026

Vriten katër ushtarë izraelitë në pjesën veriore të Gazës

Ushtria izraelite njoftoi se katër ushtarë të tjerë të saj u vranë në pjesën veriore të Rripit të Gazës

Në deklaratën e ushtrisë izraelite thuhet se katër ushtarët nga një njësi elitare e ushtrisë humbën jetën në luftimet në pjesën veriore të Gazës, pa dhënë detaje mbi rrethanat e vdekjes së tyre.

Ushtria tha se në luftime gjithashtu u plagos rëndë një oficer.

Sipas shifrave ushtarake, të paktën 776 ushtarë janë vrarë dhe rreth 5.100 të tjerë janë plagosur që nga shpërthimi i konfliktit të Gazës më 7 tetor 2023.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›