E Hënë, 2 Nëntor 2026

Vritet 40-vjeçari shqiptar në Itali, plagoset rëndë vëllai i tij! Arrestohen dy autorët e dyshuar me origjinë maqedonase

Një 40-vjeçar shqiptar është vrarë me thikë gjatë natës në Marghera, Itali.

I plagosur rëndë ka mbeturr edhe vëllai i tij.

Mediet italiane bëjnë me dije se shqiptari u godit me thhikë në një park midis via Paolucci dhe via Rizzardi, pranë stacionit të trenit Mestre.

Oficerët e policisë arrestuan autorët e dyshuar, dy persona me origjinë maqedonase.

Për momentin nuk dihen arsyet e ngjarjes së rëndë, ndërsa vijojnë hetimet./vizionplus.tv

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›