E Diel, 1 Nëntor 2026

Vritet adresa Wikileaks.org lind Wikileaks.ch

Uebsajti kontraverisal Wikileaks.org eshte bllokuar nga kompania EveryDNS.net e cila i siguronte asaj sherbimin domain. Wikileaks eshte tashme per te treten here e paarritshme brenda javes cka duket se do jete dhe kercenimi me i madh per prezencen e saj online.

Julian Assange tha sot se ky zhvillim eshte nje shembull i privatizimit te censures shteterore ne SHBA dhe ky ishte nje problem serioz. Keto sulme nuk do ta nderpresin misionin tone por duhet te bien zilet e alarmit per sundimin e ligjit ne SHBA paralajmeroi ai.

EveryDNS.net tha se ka nderprere sherbimet pasi Wikileaks.org ka rene pre e shume sulmeve kiber. Ata pretendojne se keta sulme kercenojne infrastrukturen e saj dhe mund te demtojne edhe uebsajte te tjera.

Wikileaks nga ana e saj pretendon se eshte perballuar me problem qe prej fillimit te publikimit te dokumenteve sekrete amerikane.

Ne nje postim ne Twitter Wikileaks pranoi se domaini i saj ishte vrare nga EveryDNS.net.

Wikileaks provoi te hostonte faqen e saj ne Amazon por kompania i dha fund bashkepunimit te merkuren levizje kjo e mirepritur nga SHBA-ja.

Lind Wikileaks.ch

Vetem 6 ore pasi u hoq nga qarkullimi domaini Wikiliks.org pronaret e faqes kane bere te mundur qe te arrihet te hyhet ne faqe me ane te adreses Wikileaks.ch.

Lajmi eshte bere i ditur ne profilin e twiterit ku thuhet se Wikileaks eshte spostuar ne Zvicer dhe tani gjendet me adresen http//wikileaks.ch.

/Start/Fatjon Prroni/

2010-12-03 1013

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›