Vritet i riu pas sherrit për gërvishtjen e makinës
Share
Një i ri është vrarë në Sauk të Vjetër pas një sherri banal me një bashkëmoshatar. Mësohet se shkak për sherrin ka qenë gërvishtja e makinave. Viktima është 30 vjeçari Vilson Përleka. Kurse autori i krimit është Erald Sina, që është shpallur në kërkim. Autori e ka vrarë viktimën me mjete të forta.