E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vritet ish-kryeministrja pakistaneze Benazir Bhuto

Zonja Bhuto vdiq nga plaget ne spital. Te pakten 20 persona te tjere jane vrare si pasoje e sulmit. Ky ishte atentati i dyte ndaj znj. Bhutto qe prej kthimit te saj nga mergimi ne tetor te ketij viti
Ish-kryeministrja e Pakistanit, Benazir Bhuto, eshte vrare dje gjate sulmit ne nje fushate zgjedhore. Ajo u sulmua nga nje person qe e qelloi me arme zjarri para se te hidhte veten ne ere, teksa zonja Bhuto largohej nga nje tubim zgjedhor prane kryeqytetit, Islamabad. Ajo sapo kishte mbajtur nje fjalim ne Ravalpindi, prane kryeqytetit, kur ndodhi shperthimi. Zonja Bhuto vdiq nga plaget ne spital. Te pakten 20 persona te tjere jane vrare si pasoje e sulmit. Ky ishte atentati i dyte ndaj zonjes Bhutto qe prej kthimit te saj nga mergimi ne tetor te ketij viti. Po dje, policia konfirmoi se 4 veta u vrane nga persona te armatosur, te cilet hapen zjarr ndaj perkrahesve te ish-kryeministrit Navaz Sharif, gjate nje tubimi politik prane Ravalpindit. Incidenti shkaktoi edhe disa te plagosur. Perkrahesit e z. Sharif fajesojne anetaret e partise qe mbeshtet Presidentin Pervez Musharaf per dhunen.
Reagimet ne Pakistan
Presidenti Pervez Musharaf doli ne televizionin pakistanez dhe beri thirrje per qetesi dhe mbeshtetje ne luften kunder terrorizmit. Policia dhe forcat e sigurise jane vene ne gatishmeri te larte pas njoftimeve per demonstrata dhe protesta njerezish te inatosur ne disa qytete te vendit.
Reagimet nderkombetare
Keshilli i Sigurimit i Kombeve te Bashkuara ka thirrur dje nje mbledhje urgjente per situaten ne Pakistan, pas vrasjes se Benazir Bhutos. Sekretari i Pergjithshem i OKB-se, Ban Ki Mun, denoncoi ate qe e quajti sulm mbi stabilitetin dhe proceset demokratike te Pakistanit. Presidenti Bush eshte shprehur se pergjegjesit duhet te dalin para drejtesise. Ai i quajti ata ekstremiste vrases qe perpiqen te minojne demokracine ne Pakistan. Rusia ka deklaruar se vrasja ishte nje ngjarje e rrezikshme qe mund te shtoje mungesen e stabilitetit ne prag te zgjedhjeve ne Pakistan. India e ka

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›